Tregtonin celularë dhe mallra të ndryshme pa liçencë, procedohen penalisht 4 persona në Durrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Korrik 2020, 08:23
Katër persona janë proceduar penalisht nga policia e Durrësit, pasi në lagjen nr.11 të qytetit tek sheshi "Pranvera", tregtonin pa liçencë dhe pa dokumentacionin përkatës telefona celularë dhe aksesorë të ndryshëm.
''Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit:
A. B., 44 vjeç, E. S., 44 vjeç, D. S., 31 vjeç dhe B. B., 45 vjeç, banues në Durrës'', thuhet në njoftimin e policisë.
Këtashtetas do të procedohen për veprat penale "Fshehja e të ardhurave"dhe Mospagimi i taksave dhe tatimeve".
Ndërkohë,shtetasi A.Ç 23-vjeç, u arrestua në Krujë pasi kishte ushtruar dhunë fizike dhepsikologjike ndaj nënës së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprimetë mëtejshme.