Koronavirusi, dy lojtarë të Partizanit rezultojnë pozitivë
Ditën e sotme (8 korrik), dy futbollistëtë skuadrës së Partizanit rezultuan pozitiv me koronavirus.
Bëhet fjalë për Deian Boldor dhe BesnikFeratin. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një postimi nëFacebook.
Vetëm ditët e fundit lojtarët kanëshfaqur simptoma dhe i janë nënshtruar testeve anticovid. Edhe Amir Bilali i ështënënshtruar tamponit por ka rezultuar negativ.
Klubi bën me dije që lojtarët janë nëgjendje të mirë shëndetësore dhe janë vetëkarantinuar.
Postimii plotë:
FK Partizani njofton se dy prej pjestarëve të ekipit Deian Boldor dhe Besnik Ferati, kanë rezultuar sot pozitiv me Covid-19. Lojtarët ditët e fundit kanë shfaqur simptomat e para dhe menjëherë i janë nënshtruar testimit të tamponit nga ku kanë rezultuar pozitiv. Testimit të tamponit i nënshtruar edhe lojtari tjetër Amir Bilali, i cili ka rezultuar negativ. Boldor dhe Ferati fatmirësisht gëzojnë gjendje shëndetësore të mirë dhe janë vetëkarantinuar në banesat e tyre. Ndërkohë asnjë lojtar dhe pjestar tjetër i ekipit nuk kanë shfaqur simptoma. Klubi ka marr të gjitha masat dhe ka zbatuar me rigorozitet protokollin shëndetësor të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ISHP (Insituti Shëndetit Publik) dhe do të vijojë ti përmbahet udhëzimeve për pjesen tjetër të skuadrës dhe stafit.
Edhe më herët, qarkulluan informacione se 1 prej lojtarëve të Bylisit kishte rezultuar pozitiv me koronavirus por pasi iu nënshtruan të gjithë testimeve asnjëri prej tyre nuk rezultoi i prekur.
Lexo edhe: Koronavirusi: 2 viktima dhe 68 raste të reja në 24 orë, 83 pacientë të shtruar
