"BOOM" - Kryeqyteti i rrugëve të dëmtuara nuk ofron asnjë kusht infrastrukture për banorët
Emisioni investigativ "BOOM" në RTVOra solli në fokus këtë të mërkurë (8 korrik) infrastrukturën e rrugëve tëkryeqytetit.
Gazetari i "BOOM", Andrelin Priftisë pari u ndal në rrugën Mihal Grameno ku në gusht të vitit 2018, kryebashkiakuErion Veliaj inspektonte punimet në infrastrukturë pranë rrugës tek depot eujit.
Veliaj: Kemi qenë këtu, fiks 1 vit më parë,kur ne filluam këtë punë.
Ka qenë i gjithi një monopat.
Ka qenë monopat që kur kam qenë unë fëmijë dherritesha në këtë lagje.
Ka qenë pjesë e ndërmarrjes bujqësore, epopulluar me njerëz që deri dje i quanin shtëpi të palegalizuara.
Sot quhen vila të urbanizuara. Edhe pse kemihapur qindra kantierë në Tiranë, disa kanë filluar të mbyllen dhe siç kemipremtuar, do të mbyllim shumicën e kantierëve të hapur.
Mbetemi po në këtë zonë, por si për çudinë ebanorëve, segmenti nuk është asfaltuar më tej duke e lënë zonën tërësisht nënjë infrastrukturë të rënduar.
Banorët prisnin që investimi të përfshintegjithë pjesën e bllokut të banimit, por nuk e dinë arsyen se pse nuk undërhy më tej.
U bënë 2 vjet që kur është parë për herë tëfundit Erion Veliaj, aty.
Rruga “Tomi Kristo ” paraqet një situatë aspaknormale të infrastrukturës. Sipas banorëve, ishte planifikuar që edhe kysegment të asfaltohej dhe sistemohej, por nuk ndodhi.
Banorët: Deri këtu e kanë prurë. Veç kjocopë, nuk e di se pse. E kemi problem. Dil andej pluhur e këtej pluhur.
Kjorrugë ka filluar në vitin 2017. Erdhën e matën. U asfaltua deri sipër dhe këtumbeti. Nuk dimë asnjë arsye. Vetëm hedhja e asfaltit mbeti. E kemi pasur mekalldrëm, jo me pluhur e me baltë. E prishën ata dhe u bë më keq.
Më pas "BOOM" u zhvendos në rrugën"Sadik Hoxha" ku situata paraqitej si mos më keq. Banorët shprehen sejanë ankuar shpesh për gjendjen e saj por nuk kanë marrë kurrë përgjigje.
“Ndërrrugët më të këqija që ka Shqipëria. Jemi taksapagues të rregullt. Kanë shkuarnë vesh të shurdhët ankesat tona. Jemi rreth 200 banorë këtu. Është lemeri.Njerëzit kanë thyer edhe këmbën. Kemi mbledhur edhe firmat. Por asgjë nuk ështëbërë, siç e shihni. Është kënaqësi që hera e parë e një TV që futet nëlagje."
Edhe situata në rrugën "Pjetër Budi"pranë "Qyteti Studenti" është e njëjtë.
“Ti esheh vetë, pse më pyet mua?”
“Nambytën gropat. Këta të bashkisë nuk po e vrasin mendjen. E vetmja rrugë që nukka as trotuar e asgjë”.
“Erionitha që do ta bëjmë të re, por i ra Covid-i”.
“Kambetur pas dore, krejt”.