Ngjarja në Kombinat, psikologu: Janë raste psikoze, gati 100 përqind e vetëvrasjeve janë zgjidhje e problemeve emocionale

Ngjarja në Kombinat, psikologu: Janë raste psikoze, gati 100

Për psikologun Sebi Fishta, ngjarje si ajo e Kombinatit ku u gjetën pa jetë nënë e bijë në një banesë, kanë të bëjnë me probleme të shëndetit mendor të cilat çojnë në ndërmarrjen e akteve të tilla.

Në një intervistë për Ora News, ai thotë se afërsisht 100 përqind e rasteve të vetëvrasjes personat duan t'i japin zgjdhje një problemi emocional.

Fishta: Në përgjithësi kjo është një problem e depresionit. Sipas studimeve, 95 përqind e vetëvrasjeve janë rrjedhojë e depresionit ose e sëmundjeve të tjera mendore. Shkaqet kryesore të vetëvrasjes kanë të bëjnë dhe me humbjen e një personi të afërt. Gati në 100 përqind të rasteve të vetëvrasjeve kanë të bëjnë me zgjidhjen e një problemi emonocional. Nuk dua të flas specifikisht për këtë familje. Nga ana shkencore ka mundësi që këto ngjarje janë rrjedhojë e gjendjes psikologjike. Pjesërisht mund të jetë dhe psikozë e cila kalon në diçka akoma më të rëndë.

Kur bëhen vlerësimet mendore të një personi vlerësohet dhe rasti kur ka një humbje të një personi e cila kalon në depresion. Një nga gjërat kryesore shikohet historia e familjes, humbja e të afërmit dhe mënyra se si sillen në raport me këtë. Shqipëria ka relativisht një numër të vogël të rasteve të vetëvrasjeve. Shpeshherë një ndër rrjedhojat e depresionit sidomos kur është depresion madhor mund të quhet psikoza.

Një person që vret veten ka pasur mesatarisht 7 tentativa të tjera më përpara. Nuk është një rrjedhojë që ai e ka vendosur sot. Përfundimisht është e vetmja rrugëzgjidhje në mendjen e një personi. Ne dimë disa fe të ndryshme që mund të inkurajojnë këtë gjë por mua nuk më takon të flasë pasi nuk jam i fushës.

Intervista në studio me gazetaren Matilda Mcini, përgatiti për online Endi Mullaj

Vendi Lajme veteflijimi nene e bije sebi fishta

EMISIONET