Kosto e sëmundjeve kardio-vaskulare në Europë do të rriten
Kostot ekonomike për sëmundjet kardio-vaskulare në Europë pritet të rriten deri në fund të vitit 2020 me rreth 162 miliardë dollarë.Këto janë të dhënat zyrtare të një raporti kërkimësh të publikuar këtë të enjte nga Qendra Britanike për kërkime ekonomike me qendër në Londër, e cila paralajmëroi se kostot për sëmundjet kardio-vaskulare në 6 ekonomitë më të mëdha të Europës, në Francë, Gjermani, Spanjë, Itali, Suedi dhe Britani e Madhe, deri në 2020, do të arrijnë në 162 miliardë dollarë.Bëhet fjalë për kostot që do të shkojnë për trajtimin e sëmundjeve kardio-vaskulare duke përfshirë këtu sëmundjet koronare të zemrës, sëmundjet e pashërueshme, sëmundjet e lindura apo infarktet në zemër.Ekspertët sugjerojnë që pavarësisht kostove marramendëse, vëmëndja duhet të përqëndrohet në këtë industri të veçantë ndaj i ka bërë thirrje akademive shëndetësore, sistemit shëndetësor dhe qeverive respektive që të shpenzojnë dhe të investojnë për këtë sëmundje, për të shmangur në të ardhmen kosto të tilla miliarda dollarëshe.Gjermania, vendi me popullsinë më të madhe se çdo vend tjetër i Bashkimit Europian, sigurisht që do të ketë edhe në të ardhmen kostot më të larta sa i përket sëmundjeve të zemrës, dhe që do të japë një impakt në ekonominë e vendit në totalin e 45.5 miliardë dollarëve deri në 2020.Ka disa faktorë që ndikojnë në sëmundjet kardio-vaskulare, përfshirë këtu mungesën e aktivitetit fizik, obezitetin apo diabetin.Gjithashtu sipas parashikimeve, më shumë se 1.2 milionë persona në këto 6 vende të BE-së, do të preken nga sëmundjet kardio-vaskulare deri në 2020.