Angli, edukatë financiare në shkolla për të kursyer

Angli - Edukata financiare nuk ka qenë asnjë herë në kurrikulën e shkollave fillore në Angli, por për këtë vit shkollor gjërat kanë ndryshuar. Tashmë do të jetë e detyrueshme për fëmijët nga mosha 11-16 vjeç që të studiojnë çështjet e parave. Nisma do të fillojë në Kolegjin e vajzave Mount Carmel, ku nxënëset do të bëjnë praktikë duke drejtuar bankën e vetë shkollës së tyre.“Mendoj se kjo nismë do të ndryshojë jetët e njerëzve, duke ditur çfarë është borxhi dhe sa e lehtë është të futesh në borxhe. Kjo do të ndihmojë njerëzit që të mos e lënë veten të përfshihen në situata të caktuara”, - tha Hana Xhons, përfaqësuese e fondacionit bamirës “MyBank”.Nisma vjen pas shumë vitesh propagandë nga fondacione të ndryshme bamirësie dhe politikanë britanikë. Shpresohet që nëpërmjet saj t’i jepet fund kulturës së borxheve si dhe të sigurohet që nuk do të përsëritet kriza e vitit 2008. Lënda e kontabilitetit dhe menaxhimit të riskut janë gjithashtu të domosdoshme.“Sapo më bien në dorë para, unë i harxhoj”, - tha nxënësja 13-vjeçare, Viktoria.“Nuk jam kursimtare, më tepër shpenzoj, kështu që nëse shoh diçka që më pëlqen, e blej menjëherë”,- tha Kelsei, një tjetër nxënëse e shkollës.Kjo është pikërisht sjellja që kërkon të ndryshojë qeveria dhe drejtoresha e kolegjit, Nikol Hejnes.“Brezi i sotëm duhet të jetë shumë i vetëdijshëm se si lëviz ekonomia në ditët e sotme, çfarë janë normat e interesit, inflacioni, etj”.Kohët e fundit gjërat kanë ndryshuar në Britani dhe kudo në botë. Të rinjtë e kanë më të vështirë që të blejnë shtëpi dhe arsimi universitar nuk është më falas, kështu që është normale që ata ta nisin jetën menjëherë me borxhe.