Japoni, rritet inflacioni, niveli më i lartë që nga 1992
Zyra Kombëtare e Statistikave ka konstatuar se indeksi i çmimeve në Japoni gjatë muajit prill është rritur me 2.7% krahasuar me një vit më parë, duke u pozicionuar në nivelin më të lartë që nga viti i largët 1992.Sipas analistëve, rritja e nivelit të inflacionit në Japoni ka ardhur si pasojë e rritjes së taksës mbi shitjet si dhe nga stimujt e paprecedentë të Bankës Qëndrore Japoneze. Duke filluar nga data 1 prill taksa mbi shitjet u rrit nga 5 në 8%, ndërsa në vitin 2015 parashikohet se niveli i ri do tepozicionohet në plot 10% si një mënyrë për të ulur borxhin kolosal të Japonisë.Këto të dhëna mbi inflacionin japin një pamje më të qartë mbi efektet që ka patur rritja e taksës së shitjes e cila sipas analistëve do të çojë në një tkurrje të ekonomisë gjatë muajve në vijim. Sipas ekspertëve të çështjeve ekonomike, indeksi i çmimeve do të qëndrojë në këto nivele për një kohë relativisht të gjatë, megjithatë ata shprehen se këto të dhëna nuk janë të mjaftueshme për të rritur nivelin e lehtësimit monetar nga Banka Qëndrore.