Veliaj në minierë: Punë të mbarë 226 minatorëve të rinj, ulëm edhe moshën e pensionit

Bulqizë - Ministri i Mirëqënies Sociale Erion Veliaj i ka uruar sot nga miniera e Bulqizës, “punë të mbarë”, 20 minatorëvë që do të nisin punë në këtë minierë me thellimin e posit nr.9 dhe atyre 200 të tjerëve që do të nisin brenda vitit.Veliaj jo më kot ka qënë në Bulqizë; ai vetë u ka shpjeguar minatorëve se ulja e moshës së tyre të pensionit u bë realitet.“Nga 1 janari 2015, do të kemi minatorë që dalin në pension në moshën 55 vjeç dhe politikanë që dalin në pension në moshën 60 vjeç, sepse gjykojmë se është më e vështirë të jesh minator se sa politikan,” – theksoi ai. Krahas këtij premtimi, realitet është bërë edhe hapja e një kursi profesional për minatorët e rinj në këtë qytetInvestimi i “AlbChrome” është ndër investimet më të mëdha në sektorin minerar, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin e Ballkanit.Shuma që do të investohet në këtë projekt është 20 milion dollarë dhe do të bëjë të mundur shfrytëzimin e 2.126.800 ton rezerva gjeologjike mineral kromi. Nisja e punimeve për realizimin e projektit të pusit nr.9 shënon edhe një fillim të ri për gjithë zonën e Bulqizës.Ky investim i AlbChrome siguron jetëgjatësinë e minierës, por njëkohësisht mundëson edhe rritjen e prodhimit vjetor të kromit deri në 80.000 ton.ar.sh/Oranews.tv