Shkodër, nis shpronësimi i pronave për ndërtimin e unazës lindore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Qershor 2014, 19:01
Shkodër- Zv.Kryeministri Niko Peleshi ka firmosur sot, shpronësimin e tokave private që preken nga ndërtimi i unazës lindore të qytetit të Shkodrës. Vendimi është marrë në mbledhjen e Qeverisë kryesuar prej tij sot.Nga shpronësimi preken pasuri të paluajtshme, prona private, kultura bujqësore dhe drurë frutorë. Pronarët do të kompensohen në vlerë të plotë për kulturat bujqësore, drurët frutorë në masën 1.3 milionë lekë.ar.sh/Oranews.tv