OFL i kërkon deklarimin e pasurisë Behar Bajrit dhe 2 personave

Operacioni Forca e Ligjit i kërkon deklarimin pasurisë Behar Bajrit dhe 2 personave të dënuar prostitucion dhe drogë.

OFLi ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë,shtetasve:

Behar Brajoviq, banues në Shkodër, nën hetim për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”;

Bajri u lirua pak ditë më parë pasi Gjykata e Shkodrës ndërroi masën nga ''arrest me burg'' në detyrim paraqitje. Ai ishte pjesë e grupit kriminal 'Bajri'.

Artan Prenga, banues në Mirditë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese” kryer në bashkëpunim;

Arben Ghete, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.