Konventa e LRI, Vasili: Të rinjtë janë e tashmja e vendit

Të rinjtë e LRI kanë shpirt të palodhur dhe triumfues. Ka qënë kjo deklarata e zv/kryetarit të LSI Petrit Vasili gjatë konventës së LRI në të cilën ai i këshilloi të rinjtë që të përballen me garat dhe sfidat që u dalin në jetë me forcë pasi vetëm në këtë mënyrë sipas tij arrihet fitorja.Petrit Vasili: LRI këtë ka ritmin e saj, rriten ecin dhe gjithmonë ka vend për të tjerët. Që ky lloj ritmi që keni ju, është ajo që i mund situatat e vështira dhe del mbi to. Unë garat me kundërshtarët i pëlqej dhe përballem me forcë, po të doni edhe me inat, se kush nuk ka inat nuk fiton dot.Për kreun i LSI për Tiranën Shezai Rrokaj forca politike që ai drejton mbështet miratimin e dy prej reformave më të rendësishme atë në drejtësi dhe atë zgjedhore. I bindur në fitoren e 2017 Rrokaj kërkoi mbshtetjen e të rinjve dhe energjinë e tyre për ta arritur atë sa më bindshëm.Shezai Rrokaj: Kapen fatin e vendit, ky vend ka për më shumë drejtësi dhe ne si parti kemi përkrahur reformën në drejtësi, sikundër kemi mbështetur reformën për dekriminalizimin.Kejdi Mehmetaj: Ne kemi punuar për të përmirësuar sistemin arsimor, për maturën shtetërore, për ndryshimet që u bënë në ligjin e ri për arsimin e lartë. Kemi qenë ne në vitin 2012 që propozuam praktikat e punës për të qenë një program kombëtar dhe sot i gëzojmë ato.LRI  zhvilloi konventën për zgjedhjen e kryetarëve të kësaj forcë për Tiranën dhe mbarë Shqipërinë.Ndërkohë një ditë më parë Komiteti Drejtues Kombëtar vendosi që zgjedhjet e reja në Lëvizjen Socialiste për Integrim do të mbahen në në 30 Tetor ku do të zgjidhet dhe kryetari i kësaj force politike. Një tjetër vendim i marrë në mbledhjen e djeshme e KDK ishte edhe emërimi i deputetes Kejdi Mehmetaj dhe kreut të LRI, Endrit Braimllari nënkryetarë të rinj të LSI-së.