Besimtarët mysliman në 6 qershor nisin agjërimin
Për besimtarët mysliman, 6 qershori është nisja e muajit më të rëndësishëm; Muaji i shenjtë i Ramazanit. Pas mesanate sipas kalendarit Islam nis syfyri i parë për të gjithë ata praktikantë të besimit që do të agjërojnë.Bujar Spahiu, Nënkryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë: Ramazani do të nisë ditën e hënë në mëngjes herët, mbyllet ngrënia e syfyrit dhe do të zgjasë 1 muaj.Për 29 apo 30 ditë, besimtarët mysliman do të jenë në muajin sakrifikues. Agjërimi është shprehja e devotëshmërisë ndaj Zotit dhe ndjeshmëria ndaj njërëzve në nevojë.Bujar Spahiu, Nënkryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë: Agjërimi është një adhurim shumë i lartë, një pastrim shpirtëror. Vënia fre e shumë sëmundjeve të brendshme të njerit, sic janë shpirtore, smira, xhelozia shuhen, shkrihen dhe njeriu kalon në një botkuptim tjetër të ekzistencës së tij.Në fund të muajit të agjërimit namazi do të falet në blv dëshmorët e kombit, pasi xhamia e Namazgjasë është ende në ndërtim.Bujar Spahiu, Nënkryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë: Shpresoj se aty do ta falim, te Bulevardi Dëshmorët e Kombit.Nënkryetari i komuniteit mysliman Bujar Spahiu ka dhe një mesazh për agjëruesit:Bujar Spahiu, Nënkryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë: Zoti është i drejtë e njerëzit, kurse njerëzit i bëjnë zullum vetes. Por dera është e hapur për tu penduar dhe për t’iu kthyer atij. O zot më fal mua, ti je falës, mëshirues, e don faljen. /Oranews.tv/