Lufta ndaj trafikimit, KiE: Problem dënimet e pakta dhe minorenët e pashoqëruar
Shqipëria ka shënuar progres në luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore, por ka nevojë ende për t'u përmirësuar. Ka qënë ky gjykimi i dhënë nga Këshilli i Europës përmes një raporti të publikuar, ku vlerësohen disa arritje si përmirësimi termat ligjorë për mbrojtjen dhe rehabilitimin e viktimave të trafikut si dhe ka rritja e përfshirjes së organeve ligjzbatuese në operacionet anti-trafik. Megjithatë, ekspertët gjykojnë se Shqipëria ka ende shumë, hapa të rëndësishëm për të ndërmarrë mes të cilave rritja e sigurisë në pikat kufitare, shqyrtimi i cështjeve të fëmijëve të pashoqëruar, etj.Këshilli i Europës ka publikuar raportin e radhës për Shqipërinë sa i përket luftës kundër trafikut të qënieve njerëzore. Grupi i ekspertëve ka vlerësuar progresin e shënuar nga vendi ynë disa sektorë të kësaj problematike përfshirë zbatimin e disa rekomandimeve të bëra më herët nga këshilli.Në dokumentin e publikuar theksohet se Shqipëria ka përmirësuar termat ligjorë për mbrojtjen dhe rehabilitimin e viktimave të trafikut si dhe ka forcuar përfshirjen e organeve ligjzbatuese në operacionet anti-trafik. Ata shtojnë se një tjetër lëvizje pozitive është ngritja e shqetësimit në shkallë kombëtare si dhe mundësimi i trajnimeve për të rritur vigjilencën në përgjithësi.Megjthatë, Këshilli i Europës ka nënvizuar se Shqipëria ka ende shumë, hapa të rëndësishëm për të ndërmarrë në kuadër të parandalimit të trafikut, ndër të cilat përfshihen rritja e sigurisë në pikat kufitare si dhe dhënia e një vëmendjeje të caktuar ndaj të miturve të pashoqëruar. Ekspertët bëjnë gjithashtu thirrje që autortetet të identifikojnë viktimat e trafikut të qënieve njerëzore si dhe të shqyrtojnë me kujdes rastet e fëmijëve të pastrehë, atyre me origjinë rome si dhe ata të cilët kanë ardhur të pashoqëruar nga një vend i huaj.Këshilli i Europës ka shprehur shqetësime edhe për numrin e ulët të dënimeve mbi akuzat e trafikimit të qënieve njerëzore, duke kërkuar specializimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në këtë aspekt, në kuadër të rritjes së efikasitetit./Oranews.tv/