Vritet me thikë shqiptari, pranga gruas dhe kunatit në Brescia

Një 37-vjeçar është vrarë me thikë në banesën e tij, ku jetonte me bashkëshorten e tij. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së premtes në Vobarno, një provincë në Brescia.Mediat italiane raportojnë se në momentin e krimit, viktima, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur ishte në banesë bashkë me gruan e tij dhe vëllain e saj.Policia ka shkuar menjëherë në vendin e krimit, duke shoqëruar dhe marrë në pyetje dy të pranishmit dhe duke rindërtuar dinamikën e ngjarjes. Sipas tyre ngjarja e rënde mund të ketë ndodhur pas një konflikti në familje.Sipas mediave italiane, bashkëshortja e tij ka qenë jashtë shtpisë duke pritur ambulancën.Vëllai i viktimës, 20-vjeç, kur mësoi lajmin e vrasjes kaloi një gjendje të rëndë shëndetësore dhe u transportua me ambulancë në spital.37-vjeçari jetonte rregullisht në Itali dhe ishte një punëtor krahur. Fqinjët flasin për një familje punëtore që nuk ka pasur konflikte të mëparshme.165320071-ab63b3b7-a708-47ec-8217-74b4040171d1 165320072-5fe07d04-088f-4652-bacd-88603e67f087 165320082-c4c16d79-b002-4969-86c1-2d496eb0ecb1 165320094-13e15018-8c16-423f-aa8e-15cd69d5f86f 165320362-2695bf5e-82ea-45df-8136-e7ba609fe49e