Drejt fundit impianti i ri i stadiumit "Loro Boriçi" shikoni si duket
Impianti i ri sportiv "Loro Boriçi" ka marrë formën e tij të plotë, pasi tribuna qëndrore e ndërtuar nga themelet dhe ato ekzistuese kanë përfunduar plotësisht, së bashku me elementët dekorues.Edhe fusha e blertë është gati, së bashku me mjediset e brendshme tërësisht moderne që presin vetëm finalizimin e disa punimeve të fundit elektrike e hidraulike. Tribuna vip, dhomat e zhveshjes, sallat e konferencave, apo ambientet e e brendshme për stërvitjen e ekipit janë risi e këtij stadiumi.Për herë të parë në stadiumin "Loro Boriçi" që do të jetë edhe shtëpia e re e kombëtares, janë vendosur plot 200 kamera vëzhgimi që do të jenë në funksion 24 orë. Gjithashtu hyrje dhe daljet e reja të ndërtuara në këtë stadium, mundësojnë që tifozeria të mos krijojë përplasje me njëra - tjetrën.I vetmi detaj që do të mbesë i paplotësuar për shkak të mungesës së fondeve është pista e tartanit, që do të shtyhet për një afat të pacaktuar, së bashku edhe me disa dhoma stërvitore të ekipeve zinxhir. 12 milion euro është vlera e investimit të hedhur nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe qeveria për "Loro Boriçin" që pritet të inagurohet së shpejti për të pritur rreth 18 mijë zemra kuq e zi, në mbështetje të kombëtares. Ky stadium do të jetë gati edhe për Vllazninë, ekipin e parë të futbollit në Shqipëri./Oranews.tv/