BE apel qeverisë: Duhet të mbështesni më shumë fermerët e vegjël

Përfaqësues të Bashkimit Europian në Shqipëri i kanë bërë apel qeverisë që të mbështesë më shumë zonat rurale. Gjatë fjalës së mbajtur në panairin Tregu i Tokës ku 400 fermerë kanë prezantuar produktet tradicionale të Ballkanit, përfaqësuesi i BE në Shqipëri Yngve Engstrom u shpreh se mbështetja e fermerëve të vegjël dhe e produkteve locale është një mundësi e mirë për të krijuar një shoqëri të fortë.Yngve Engstrom: Promovimi I fermerëve të vegjël duhet të jetë në fokus për të rritur edhe më shumë idenë e ushqimeve lokale .Për të krijuar një shoqëri të fortë duhet që politika të gjej modelet e duhura për të arritur zhvillimin rural të një vendi.Fermerët e vegjël janë të shumë në numër dhe kjo do të shkonte si ndihmë direkte për familjet me të ardhura të pakta.Presidenti i Slow Food nga ana tjetër kërkoi më shumë vëmendje ndaj ushqimeve që vijnë nga toka dhe I kërkoi politikbërsve që të nxirin pagesa me te larta ne bujqesi pasi është e vetmja mundësi që të terheqe edhe vemendjen e rinise.Carlo Petrini: Në 60 vitet e fundit ushqimi është kthyer në një mall duke humbur gjithmonë e më shumë vlerën e ushqimeve.Por kjo nuk do të zgjasë shumë pasi njerëzit e dinë vlerën e prodhimeve të tokës. Duhet që politkbërësit të ofrojnë më shumë mbështetje për bujqësinë pasi në të kundërt të rinjtë nuk do të zgjidhnin  kurrë që të punonin tokënTregu i tokës ose Terra Madre  do të qëndroj i hapur deri ditën e dielë