Basha: Me 20 mln $ në vit, rimbursojmë 300 kw energji për familjet e varfëra

Nga qyteti Veriorë i Lezhes, kryetari i Partisë Demorkatike Lulzim Basha, premtoi se qeveria e tij synon investime serioze, në vend të korrupsionit qe siç tha ai e ka kapur vendin. Sipas tij me 20 milionë dollarë në vit, rimbursohet deri në 300 kw energji për familjet në ndihmë ekonomike, ndërkohe që qevria harxhoi 80 milionë dollarë për zyra dhe luks qeveritar.Kryetari i Opozitës Lulzim Basha, nga Lezha  premtoi se  miliona euro që sot sipas tij  përfundojnë në xhepat e qeveritarëve do t’u kthehen qytetarëve përmes investimeve  që hapin vende pune, uljes së çmimit të energjisë, uljes së taksave dhe investimeve për bujqësinë.Gjatë takimeve me qytetarë  dhe biznesin, Basha shpalosi platformën qeverisë të demokratëve,  si dhe dha përgjigje se si do mund ta realizoje atë për shkak se ka një faturë të lartë financiare kryesisht në mbrojtje të shtresave në nevojë.Basha vizitoi dhe një biznes të madh të përpunimit të peshkut. Taksa e sheshtë 9%, sigurime shoqërore 9% dhe  TVSH 15% është programi fiskal i demokratëve./Oranews.tv/