Banorja e Divjakës në mbrojtje të kryebashkiakut, por qëllohet me shishe uji

PD ka denoncuar  përmes një proteste para bashkisë së Divjakës, kryetarin  Fredi Kokoneshi, për të cilin thotë se ka kryer vepra të rënda penale ne Itali dhe është marrë me prostitucion. Sekretari i Aksionit Qytetar, Ervin Salianji dhe kryetari i PD Lushnje, Myslym Murrizi, kërkuan hetim të akuzave nga prokuroria.Salianji: Miku i vet i ngushtë i kryebashkiakut të Divjakës Fred Kokoneshi e ka akuzuar se person i cili në vitetet 95-96 ka ushtruar tutoriatin për prostitcion për vajza në rrugët e Italisë. Në vetëdeklarim nga e ka shkruar dhe ne i bëjmë thirrje prokurorisë që të nisë hetimet dhe ti ndërprietet mandati.Për akuzat e PD, kryebashkiaku i Divjakës Fredi Kokoneshi tha se e ka dorëzuar të pastër formularin e Dekriminalizimit, dhe akuzat i cilësoi shpifje të një personi me probleme mendore.Kokoneshi: Myslym  Murrizi, po të hyni në karrierën e tij, i r ii dënuar për mitmarrje. Unë i drejtohem PD të shikojnë nga vetja e tyre, pastaj të vijnë të merren me kryetarin e bashkisë së Divjakës.Protesta e demokratëve kundër Fredi Kokoneshit u shoqërua edhe me një incident. Një banore  e Divjakës ka folur në mbrojtje të kryebashkiakut duke shkaktuar reagim të protestuesve, të cilët e kanë qëlluar me shishe me ujë.[caption id="attachment_761548" align="alignnone" width="640"]divjakee Ne foto: Banorja qe u godit me shishe uji[/caption]