Credins Bank, licencohet për të administruar fonde pensioni vullnetar
Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në mbledhjen e miratoi licencimin e “Credins Invest” sh.a., Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive, si dhe miratoi Fondin e Investimit “Credins Premium”.Credins Invest sh.a. është shoqëria e dytë në tregun Shqiptar që licencohet për të administruar sipërmarrje investimesh kolektive dhe fonde pensioni vullnetar. “Credins Premium” është fondi i tretë i investimeve që licencohet në nivel kombëtar.Maltin Korkuti, Drejtor i Përgjithshëm i Credins bank tha se: “Miratimi i Fondit të investimit Credins Premium, shënon një zhvillim të rëndësishëm në tregun financiar shqiptar duke zgjeruar alternativat e investimeve për qytetarët shqiptarë Fondi Credins Premium do t’iofrojë investitorit shqiptar mundësinë për të investuar kursimet në Lekë duke përfituar menaxhim profesional të portofolit të aseteve, likuiditet të garantuar të fondeve, dhe kthim të kënaqshëm nga investimi.Credins Bank zotëron 76% të aksioneve të Shoqërisë Administruese. Fondi do të ofrohet nëpërmjet rrjetit të degëve të Bankës Credins, e cila do të veprojë si agjent i Credins Invest.”Shoqëria Administruese që do të administrojë Fondin e Investimit “Credins Premium” operon në treg që në vitin 2011, licensuar fillimisht me vendimin nr. 156 datë 23 nëntor 2011 dhe ka nën administrim Fondin e Pensioneve “SiCRED Pensions”.