Televizioni publik i Bosnjës, në rrezik të mbylljes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Qershor 2016, 16:36
Transmetuesi publik i Bosnjës, i zhytur në borxhe, ka thënë se do të shuhet në fund të qershorit, nëse qeveria dhe parlamenti nuk i zgjidhin problemet e tij të financimit.BHRT-ja u ka bërë thirrje autoriteteve që të ndërmarrin masa urgjente, në të kundërtën Bosnja do të bëhet vendi i vetëm në Evropë pa transmetues publik kombëtar.Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU), anëtar i të cilit është BHRT-ja, ka shprehur “shqetësim të thellë” në lidhje me situatën.BHRT financiohet nga parapagimi i qytetarëve përmes faturave të telefonit. Megjithatë, mbledhja e mjeteve në këtë mënyrë ka rënë, pasi shumica e qytetarëve kanë anuluar linjat fikse dhe kanë kaluar në telefona mobilë.BHRT i ka borxh Unionit Evropian të Transmetuesve 5.5 milionë euro./REL/