Plagos të riun me armë, i merr makinën një tjetri dhe largohet, kapet në Kamzë
Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Durrës, ndërsa autori është arrestuar në flagrancë nga policia.Policia lokale bën me dije se shtetasi Gazmend Peposhi, 28 vjeç, banues në Shkozet, është arrestuar për shkak se ka qëlluar me armë zjarri mëngjesin e sotëm shtetasin me iniciale R.Gj, 25 vjeç, banues në fshatin Arapaj.Ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit. I riu ka marrë një plagë në këmbë ndërsa ka përfunduar në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.“Në vijim, nën kërcënimin e armës i ka marë makinën një klienti i ndodhur në ato momente në servis dhe është larguar. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivat e Policisë, duke bërë të mundur mbledhjen e provave, identifikimin e autorit dhe u vunë në ndjekje të tij. Në sajë të një pune në kohë rekord, kanë bërë të mundur kapjen e autorit në Kamzë së bashku më armën e krimit, i cili kishte planifikuar që të fshihej në Fushë-Arrëz. Në vijim të zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes uniformat blu kanë gjetur makinën tip Audi me targa AA 915 AG, me të cilën ishte larguar autori nga vendngjarja, e braktisur në Shenavlash”, sqaron policia.U sekuestruan në cilësinë e provave materiale: • arma e krimit, tip Grizzly;• një karikator me 7 fishekë dhe• automjeti tip Audi me targa AA 915 AG.Peposhi është person me preçedentë penale të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës dhe pronës.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Plagosja e lehtë me dashje”, ”Kanosja”dhe” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit"./Ora News/