Kosovë, plagoset polici duke pritur eskortën e kryeministrit Edi Rama
Polici nga Suhareka Albert Kuçi, i cili ka qenë duke e patrulluar në autostradën "Ibrahim Rugova", njëkohësisht duke e pritur ardhjen e eskortës se Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka pësuar thyrje të këmbës nga dalja e gomës se një kamioni i cili ishte në lëvizje."Kemi qenë duke patrulluar në autostradën "Ibrahim Rugova", dhe duke e pritur eskortën e Kryeministrit Edi Rama një kampioni i ka dalë goma e cila ka ardhur në drejtim tim, dhe si pasojë e kësaj unë jam lënduar", ka thënë polici i lënduar, përcjell 'zeri.info'.Ndërsa mjeku kujdestar i Klinikes Emergjente, Avdush Bajgora, ka bërë të ditur se polici lënduar është sjellë në këtë klinike rreth orës 13:00 dhe si pasojë e aksidentit ai ka pësuar një frakturë në këmbën e majtë, sipas tij polici i lënduar është jashtë rrezikut për jetë. /ZERI/https://www.youtube.com/watch?v=okswaHi7j28

