Pastrohen kanalet kulluese pas 25 vitesh në Fier, investimi 127 mln lekë

Mijëra fermerë të Fierit, në zonën përreth lumit Vjosë, nuk do të kenë më probleme me vaditjen e tokës bujqësore.Pas disa javë ndërhyrje, bordi rajonal i kullimit ka përfunduar pastrimin e kanalit kryesor Vjosë-Levan 31 km i gjatë, nga i cili përfitojnë zonat Cakran, Frakull, Levan, Pojan, Seman.Drejtori i Bordit Rajonal të Kullimit, Arben Çuko: Përftimi është rreth 5 mijë hektarë. Në lotin e dytë, përfitimi është rreth 4 hektarë dhe në lotin e tretë përfitimi për fermerët është 12 hektarë që rehabilitohen nga sistemi ujitës.Për pastrimin e kanalit kryesor kullues e vaditës u përdor fondi 127 milionë lekë të reja, ndërkohë që dy projekte të tjera me vlerë 85 milionë lekë gjithsej, pritet të finalizohen në vijimësi me ndërtimin e paneleve mbrojtëse në lumin Vjosë, dhe në Sarandë, për mbrojtjen e ujësjellësve nga vërshimet e ujit./Ora News/