Turizmi, bashkitë e vonuara me plazhet dhe shërbimet
Edhe këtë vit, turizmi shqiptar do të vuajë nga probleme bazike, si higjena në plazhe, ndotja e ujit apo problemet me rrugët. Kreu i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit, Zak Topuzi i vlerëson pozitive nismat e fundit ligjore të qeverisë për t’u dhënë më shumë kompetenca vendorëve përsa i përket turizmit, por sipas tij, bashkitë janë të vonuara në ofrimin e kushteve për turistët.Topuzi: Akoma pushteti vendor nuk e ka marrë me seriozistet turizmin që është një nga intustritë më të rëndësishme.Konkretisht, pastrimi i plazheve është bërë nga të thënat që ju keni?Topuzi: Nuk ka përfunduar, po punohet gjithandej, por nuk ka përfunduar, pra nuk jemi gati për të pritur turistët.Operatorët e turizmit vlerësojnë se Shqipëria nuk është konkurruese në rajon dhe për këtë arsye, do t’i kërkojnë sërish qeverisë uljen e TVSH-së për turizmin.Topuzi: Është kërkesa kryesore, të paktën të kemi mbështetjen e ministres, ajo po ripregatit materialin. të shpresojmë të paketa fiskale.Operatorët e tregut argumentojnë se duhet një strategji afatgjatë për zhvillimin e e turizmit, e cila të mbështetet nga të gjitha partitë politike, pasi bëhet fjalë për një sektor prioritar për ekonominë.Topuzi: Nuk kemi një resort të mirëfilltë. Nuk kemi hotele me kapacitet mbi 100 shtretër për të akomoduar charter, për të akomoduar autobsa. Pra ka një problem madhor, duhet të shkrihet ngërci dhe kjo zgjidhet më një pakt politik që është i domosdoshëm, të bëjë një master plan të përgjithshëm me një shtrirje 20-vjecare në mënyrë që investimet në turizëm mos kthehen në investime imobilare, sic po bëhët deri tani, por të kthehen në resorte.