Tregjet jashtë standardeve, qytetarët: AKU nuk ushtron asnjë lloj kontroll

Në Elbasan, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk është vënë në lëvizje për të mos lejuar tregtimin e produkteve të ndryshme të bulmetit, peshkut, apo ato me origjinë shtazore, pavarësisht se shiten rëndom gjatë ditës.Këto pamjet i përkasin tregut të vetëm të qytetit të Elbasanit, ku shihet qartë se tregtohen produkte ushqimore ngjitur me vendgrumbullimin e mbeturinave. Siç shihet peshku shitet i ekspozuar në diell i ambalazhuar me material plastik, jashtë çdo lloj standardi.Qytetarët kërkojnë me insistim kontrolle nga inspektorët e AKU, pasi thonë se  nuk kanë garanci për ushqimet që konsumojnë.Qytetarët: Jemi larg shumë me kushtet normale. Po të kishte kontroll nuk do të shiteshin përdhe.Tregtarët ambulantë të paliçencuar ushtrojnë aktivitetin e tyre në kushtet kur nuk garantohen as kushtet më minimale, ndërsa AKU nuk ushtron kompetencat për të mos lejuar veprimtari të tilla./Ora News/