Markata e peshkut pjesë e Pazarit të Ri, Veliaj: Do të jetë si 'Borough Market' në Londër

Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për ndërtimin e markatës së re të mishit dhe peshkut, e cila është pjesë e projektit të madh për rikualifikimin e Pazarit të Ri në sheshin "Avni Rustemi".Kryebashkiaku Veliaj i shoqëruar nga kryetari i bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff inspektuan punimet për markatën por edhe ecurinë e gjithë projektit, duke theksuar se bashkia synon ta kthejë Pazarin e Ri në një nga zonat më të frekuentuara dhe të rëndësishme të Tiranës.Veliaj: Besoj se deri në fund të këtij viti do të kemi përfunduar totalisht pjesën e tregut të fruta-perimeve dhe pastaj me pjesën e mishit dhe të peshkut. Gjatë orëve të pasdites do të jetë një hapësirë për komunitetin.Sipas kryetarit Veliaj, markata do të funksionojë dhe menaxhohet sipas modelit të një prej tregjeve më të suksesshme londineze, 'Borough Market'.Veliaj: Bashkë me ne sot është bashkuar edhe një kompani britanike. Që në këtë fazë kemi filluar të mendojmë për mirëmbajtjen dhe menaxhimin. Tashmë ka një pronë që sipas agjencive imobilare vlen 35% më shumë se ç’vlente para një viti.Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim është bashëkinvestiror në këtë projekt dhe kreu i fondit, Michael Granoff theksoi se projekti i Pazarit të  Ri synon përmirësimin e situatës së biznesit dhe nxitjen e turizmit në Tiranë.Granoff : "E di se sa shumë progres është bërë në këtë lloj projekti,Jam jashtëzakonisht shumë i kënaqur që në pak muaj po shohim një investim dhe një zhvillim të tillë në këtë zonë.Ky projekt nuk do të kishte sukses pa sportin, vullnetin, mbështetjen e kryetarit të bashkisë.Për të qenë i suksesshëm ky lloj partneriteti ka nevojë që të mos jetë vetëm një emërtim i tillë, por duhet të jetë një frymë partneriteti dhe nuk mendoj se do të ishim këtu pa mbështetjen e kryebashkiakut.Punimet për projektin e markatës së peshkut në pazarin e ri pritet të përfundojnë brenda vitit./Ora News/