Ka vdekur në vitin 1971, por është “ende gjallë”!
Një grua e moshuar 83 vjeçare thotë se në dokumente zyrtare ka ende gjallë vjehrrën e saj. Vitori Truja thotë se vjehrra i ka ndërruar jetë më 31 mars të vitit 1971.Por, sipas institucioneve shtetërore, gruaja ‘është gjallë” dhe aktualisht 122 vjeçe.Vitori Truja: “Jam një grua e moshuar 83 vjeçe, me gjithë hallet e mija që më kanë rënë, më kanë ikur dy djem, më del edhe vjehrra e gjallë që më ka vdekur me 31 Mars të vitit 1971. Shkojmë në gjendje civile për të marrë çertifikatë, Kristina del e gjallë.”Gazetarja: Në momentin që ka vdekur, keni dërguar në Gjendjen Civile aktin e vdekjes?Vitori Truja: “Kemi dorëzuar pasaportën se po të mos e dorëzoje pasaportën nuk e bëjnë çregjistrimin. Ato e bënë të gjitha, morëm fletët edhe shpërblimin, se atëherë jepnin edhe shpërblim. Këto janë hallet që nuk i zgjidhim dot. E kemi Kristinën, vetëm se nuk e kemi në tavolinë.”
Lidhur me këtë denoncim të bërë, stafi i emisionit “Stop” që denoncon rastin, ka siguruar edhe disa dokumente ku e vërtetojnë këtë fakt. Në këto dokumente figuron ende emri i Kristina Trujës: Certifikatë personale, e marrë me 23. 01. 2015, certifikatë familjare, e marrë me 11. 02. 2014.Edhe pse një rast i pazakontë, gazetarja ka udhëtuar drejt Vlorës, pikërisht tek varri ku prehet trupi i të ndjerës, ku edhe pse kanë kaluar më shumë se 45 vjet që ajo ka ndërruar jetë, ajo figuron e “gjallë”./Ora News/