Aksidentohet një fëmijë në Korçë, dëshmitari: Ambulanca u vonua

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Korçës ku është përplasur një fëmijë 12 vjeç.Dëshmitarë nga vendngjarje i raportuan Ora News se një automjet tip Benz ka goditur fëmijën teksa po ecte me biçikletë me shokët e tij.Sipas tyre, ambulanca ka ardhur me shumë vonesë për të transportuar fëmijën e plagosur në spital. Policia lokale nuk ka dhënë ndonjë sqarim zyrtar për rastin.Për fat të keq, disa fëmijë kanë humbur jetën kohët e fundit nga aksidentet rrugore. Pak ditë më parë, një vajzë 3 vjeçare humbi jetën në Tiranë pasi u përplas nga një makinë teksa dilte nga supermarketi me prindërit e saj.aksident korce1 aksident korce2 /Ora News/