Koncesioni i Rrugës së Kombit, kryebashkiaku: Taksimi impakt direkt në turizëm e ekonomi

Pas njoftimit të Ministrisë së Transporteve për hapjen e tenderit për dhënien me koncesion të Rrugës së Kombit ku janë përcaktuar dhe dy kompanitë në garë për mirëmbajtjen e kësaj rruge, kreu i bashkisë Kukës ngre shqetësimin se taksimi i automjeteve që do të përshkojnë këtë rrugë do të ketë kosto edhe për qytetarët dhe bizneset kuksiane.Duke e konsideruar rajonin e Kukësit ndër zonat më të varfra në vend, kryebashkiaku i bëri thirrje qeverisë të reflektojë pasi taksimi sipas tij do të ndikojë negativisht dhe drejtpërdrejt në turizëm dhe në ekonomi.Bashkim Shehu, kreu i bashkisë Kukës: Qytetarët e Kosovës do të stopojnë kur kanë për të paguar një taksë 10 euro qoftë ata që shkojnë për fundjave. Kryeministri i Shqipërisë duhet ta ketë parasysh këtë punë që zona e Kukësit është e varfër. Kemi edhe aeroportin e Kukësit që edhe ajo do të këtë një ndikim të drejtpërdrejtë në mosardhjen e njerëzve për shfrytëzim të aeropoertit. Kukësi ka filluar një plan të rri rregullues dhe truzimi malor do të jetë prioritar, edhe këtu kemi problem pasi kemi një taksë shtesë. Të shikohen me pëprarësi dhe të ketë një transparencë sa, si dhe qysh do të paguhet. Nëpërmjet pikës kufitare të Morinës më shumë se 1 milionë Kosovarë dhe të huaj i drejtohen bregdetit dhe alpeve shqiptare gjatë sezonit turistik ndërkohë që Lugina e Valbonës frektuentohet nga më shumë se 60 mijë turistë cdo vit.