Kultivimi i kanabisit, policia: Së shpejti nis inspektimi i terrenit

I listuar si një qark problematik, Shkodra edhe këtë vit do të jetë në fokus të kontrolleve të policisë së shtetit per kultivimin e lëndëve narkotike. Aktorët lokal dhe uniformat blu zhvilluan një takim të përbashkët, ku kreu i policisë së Shkodrës, njoftoi se këto ditë do nisë puna intensive në terren, ndaj kërkoi bashkëpunim të palëve për të denoncuar çdo rast.Lorenc Panganika, drejtor i DPQSH: Janë shpërngulur zonat e thella malore edhe përhapin territoret po i bëjnë gati dhe janë gati, janë gati në fazën e kultivimit të bimëve narkotike. Ka mënyra të ndryshme që edhe personat që mund të informohen të mos identifikohen.Kryebashkiakja Voltana Ademi dhe prefekti Paulin Radovani theksuan se duhet shtrënguar shtegu i tregtimit për të mos patur këtë hartë të zgjeruar kultivimi.Voltana Ademi, kryetare e bashkisë Shkoder: Sidomos në zonat e varfëra ku nuk ka një mundësi tjetër ky fenomen është më i  shtuar, prandaj pjesë e parandalimit është jo vetëm ai verfikimi, por duhet të shohim bashkë problmatikën që lidhet me zhvillimin e mundshëm të ekonomisë.Paulin Radovani, prefekt i qarkut Shkoder: Lufta kundër drogës është paralel me luftën kundër varfërisë. Edhe policia duhet të hapë sytë sepse nësë shtrëngohet shtegu për tu tregtuar ky mall patjetër që edhe interesi për ti mbjellë nuk do të jetë ai që është sot.Në qarkun Shkoder zonat më problematike vijojnë të mbesin malësia e Dukagjinit, Temali dhe Shllaku, si dhe njësia administrative e Rrethinave bashkë me disa fshatra të nënShkodres./Oranews.tv/