AI, autoriteteve serbe në Bosnjë: Drejtësi për viktimat e luftës

Grupi për të drejtat e njeriut, Amnesty Internaional (AI), u ka bërë thirrje autoriteteve në Republikën Serbe të Bosnjës që të sigurojnë dëmshpërblime për viktimat e dhunimit gjatë luftës.Lejla Haxhimesiç nga AI, ka thënë se organizata e saj u ka kërkuar institucioneve serbe të sigurojnë kompensim financiar për viktimat, si dhe kujdes mjekësor dhe psikik.Në deklaratën e tij, grupi ka thënë se autoritetet serbe të Bosnjës nuk kanë bërë përpjekje të rëndësishme për të adresuar nevojat e viktimave.Dhjetëra mijëra gra janë dhunuar gjatë luftës në Bosnjë më 1992-1995, ndërmjet boshnjakëve, serbëve dhe kroatëve të vendit.