Qeveria shqiptare dhe ajo kosovare firmosin 7 marrëveshje
Qeveria kosovare dhe ajo shqiptare pritet të firmosin gjithësej 7 marrëveshje ditën e premte ku përfshihen marrëveshjet doganore, ato për partneritet kufitar, për reformat në fushën e adminsitratës publike, marrëveshjet për krijimin e qëndrës së përbashkët trajnuese, etj. Delegacioni shqiptar pritet mbërritjë në Prishtinë rreth orës 11:00, ndërkohë që mbledhja e dy qeverive do të nisë rreth orës 11:20. Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ka bërë me dije se në tryezën e bisedimeve do të flitet gjithashtu për shkëmbimet tregtare si dhe energjitikën.Në mbledhjen e parashikuar për t'u mbajtur ditën e premte mes qeverisë shqiptare dhe asaj kosovare pritet të firmosen gjithësej shtatë marrëveshje, ku përfshihen marrëveshjet doganore, ato për partneritet kufitar, për reformat në fushën e adminsitratës publike, marrëveshjet për krijimin e qëndrës së përbashkët trajnuese, etj. Në një intervistë për mediat kosovare, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ka bërë me dije se në tryezën e bisedimeve do të flitet gjithashtu për shkëmbimet tregtare si dhe energjitikën.Mbledhja e datës tre qershor është parashikuar të nisë në orën 11:20 minuta në biblioteken kombëtare të Kosovës e cila ndodhet në Prishtinë. Protokolli kosovar ka zbardhur oraret zyrtare teksa pritet që delegacioni shqiptar të mbërrijë në Bibliotekën kombëtare rreth orës 11:00, ku përrreth 20 minuta do të kryhet rradhitja e kabineteve si dhe pritja ceremoniale e Kryeministrit Rama nga homologu i tij Mustafa.Në axhendën zyrtare shkruhet se takimi pritet të përfundojë rreth orës 12:40 minuta. Mbledhja do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për mediat nga dy kryeminsitrat, Edi Rama e Isa Mustafa. Gjatë konferencës do të lejohen gjithësej katër pyetje, dy për gazetarët nga Kosova dhe dy për ata nga Shqipëria. Pas përfundimit të konferencës kabinetet do të drekojnë së bashku, në praninë e disa përfaqësuesve ku përfshihen ambasadorët, këshilltarët, etj. Mbledhja e ditës së premte do të jetë takimi i tretë mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë që prej vitit 2014.Marrëveshjet-Marrëveshja, për njohjen e ndërsjellë të certifikatës së testim/kalibrim të tahografit të mjeteve rrugore,-Marrëveshja për bashkëpunim në mes autoriteteve tatimore dhe doganore të Republikës së Kosovës dhe republikës së Shqipërisë në fushën e hetimeve administrative, hetimeve tatimore dhe doganore-Marrëveshje e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Administratës Publike të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Shtetit për Inovacion dhe Administratë Publike të Republikës së Shqipërisë për ngritjen e kapaciteteve në realizimin e reformave në fushën e mirëqeverisjes dhe administrimit publik-Marrëveshje për krijimin e Qendrës së Përbashkët trajnuese-Marrëveshja për Partneritet për bashkëpunimin ndërkufitar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë-Marrëveshje e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mjedisit të Republikës së Shqipërisë-Memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë së Republikës së ShqipërisëKjo mbledhje e cila mbahet të premten në Prishtinë, do të jetë e treta me radhë e këtij lloji, pas dy të parave të mbajtura fillimisht në Prizren, dhe më pas në Tiranë.