Kapet në Qafë Thanë falsifikatori bullgar, pjesëtar i një grupi kriminal

Ndalohet në Qafë Thanë një shtetas bullgar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.Nga Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Thanë, në bashkëpunim me Specialistët Hetimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Rumenov  Rusev, 36 vjeç, banues në Bullgari.Ndalimi i tij u bë pasi, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kryerjes së kontrollit dhe verifikimit të dokumentacionit të tij në sistem, rezultoi se ky shtetas është dënuar me vendim nr P-32/2014, datë 04.02.2016, të Gjykatës Speciale të Bullgarisë, me 9 muaj burg për kryerjen e veprës penale: “Pjesmarrje në organizatë kriminale, mbajtja e instrumetave software të dizenjuara për falsifikim”.U  bë njoftimi i Zyrës Qendrore të Interpol Tiranës, për veprime të mëtejshme.