Donald Trump, Koreja e veriut i thur elozhe: President largpamës

Koreja e Veriut vlerëson kandiatin republikan Donald Trump si politikan të mençur dhe President largpamës. Në një editorial të medias shtetërore të vendit komunist thuhet se Trump do të ishtë një President shumë i mirë për Korenë e Veriut. Elozhet vinë pas deklaratës së Trump për heqjen e trupave ushtarake nga Koreja e Jugut dhe disponibilitetit për tu takuar me liderin e vendit të izoluar.Për Korenë e Veriut, kandidati republikan për kreun e Shtëpisë së Bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donal Trump, do të ishte Presidendi ideal.Media shtetërore e vendit komunist e ka përshkruar si politikan të mençur, i cili do të ishte shumë i mirë për Phenianin.Editoriali i DPRK shkruan se miliaderi nga Nju Jorku është një kandidat largpamës presidencial.Kjo mund të jetë edhe një përgjigje e Koresë se Veriut ndaj deklaratave të Trump, i cili ka shprehur dipsonibilitetin për tu takuar me liderin e vendit të izoluar dhe që nuk do ta kishte aspak problem një bisedë me Kim Jong-un.Madje Trump ka premtuar se do të tërheqë trupat ushtarake amerikane nga Koreja e Jugut nëse vjen në pushtet.Analistët thanë se editoriali nuk është politikë zyrtare, por ka gjasa të pasqyrojë mendimin e Phenianit.Shkrimtari Han Yong-mook, njohës i mirë i Koresë së Veriut, tha se politika e zotit Trump mbi trupat amerikane do të bëjë realitet vizionin Yankee Go Home.Koreja e Veriut ka kërkuar prej kohësh largimin e trupave amerikane nga gadishulli korean.Shkrimtari tha se votuesit amerikanë duhet të refuzojnë kandidaten demokrate Hillary Clinton, duke e quajtur monotone dhe pa shije.Në fillim të këtij muaji Koreja e Veriut hodhi poshtë propozimin e Trump për të biseduar mbi programin bërthamor të Phenianit, duke e konsideruar të pakuptimtë.