Arrestohen dy grabitësit e çiftit të moshuar, u vodhën me dhunë 45 mijë lekë

Banesa e dy të moshuarve në drenovë të Korçës ka rënë pre e grabitjes mëngjesin e sotëm. ka qenë ora 7:00 kur dy persona të maskuar, kanë hyrë në banesën e 74 vjecarit me inicialet L.M.Sipas deklaratës së kryefamiljarit, dhënë në Policinë e Korçës, dy grabitësit nënë kërcënimin e thikës, kanë mundur tu marrin të moshuarve një sasi të konsiderueshme parash, dhe më pas janë larguar.Menjëherë pas raportimit të ngjarjes, policia e Korçës, pasi ka dokumentuar vendngjarjen ka mbledhur provat që kanë çuar në arrestimin e ty të rinjve, një 19 vjeçar, dhe një i mitur 16 vjeç.Kostandin Tona, 19 vjeç dhe D.K, 16 vjeç, të dy banues në Korçë janë personat e dyshuar për grabitjen, njofton zyrtarisht Policia e Korçës, të cilëve iu gjet dhe një sasi prej 45 mijë lekë të reja, që janë klasifikuar si provë për grabitjen e çiftit të moshuar./Oranews.tv/