Pr/ligji për kontrollin kufitar, Lutaj: Masat për shkeljet krijojnë evazion
Komisioni i Ligjeve miratoi në terësi projektligjin për kontrollin kufitar.Ndërsa, Neni që parashikon gjobitjen për shkeljen e kufirit, u la të riformulohet dhe t’i përcillet Komisionit të Sigurisë.Sipas këtyre ndryshimeve, masat për shkelje ligjore që nuk përbejnë vepër penale.Gjatë diskutimeve në mbledhje, deputeti Piro Lutaj tha se masat që jepen për shkelje kufiri krijojnë hapësirë për evazion.“Diapazoni i gjobës është shumë i gjerë, e madje nga 5 mijë në 100 mijë lekë, dhe kështu krijon evazivitet”, tha Lutaj.Ndërsa deputeti Fatmir Xhafaj tha se polici kufitar në këto kushte bëhet si polic rrugor.“Polici kufitar bëhet si polici rrugor. Ata duhet ta këshillojnë në fillim, duhet t’i tërheqin vëmendjen qytetarit. Ata shkojnë direkt tek gjoba dhe tek më ekstremja, dhe sillen si arrogantë”, tha Xhafaj.Ndërsa Ministri i Punëve të Brendshme u shpreh se nëpërmjet këtij projektligji bëhet i mundur edhe një harmonizim i legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian.“Ligji i ri përcakton si në frymë po ashtu dhe në germë në përputhje të plotë me legjislacionin e Bashkimit Europian lidhur me lëvizjen e lirë dhe menaxhimin e kufirit me Kodin Shengen si një koncept ombrellë që ndahet nga verifikimi kufitar dhe gjithashtu duke përcaktuar termat të tilla si mbikëqyrja kufitare apo veprimtaria në vijën kufitare, deri tek kontrolli kufitar. Këto terma janë të gjithë pranuara tashmë, jo vetëm në legjislacionet nacionale, por edhe në legjislacionin e Bashkimit Europian, si standardi minimal për tu përmbushur dhe nga Republika e Shqipërisë”.