Prindërit lënë djalin 7 vjeçar vetëm në mes të pyllit, tani e kërkojnë

Rreth 75 trupa ushtarake japoneze janë angazhuar në operacionet për gjetjen e një djali shtatë vjecar, i humbur prej pesë ditësh, pasi prindërit e braktisën në mes të rrugës si formë ndëshkuese për sjelljen e tij të keqe.Përveç forcave ushtarake, rreth 200 policë dhe civilë nisën kërkimet në orët e para të mëngjesit në zonat malore të ishullit verior të Hokaidos për Yamato Tanooka, i cili u zhduk të shtunën.Prindërit e tij njoftuan se shtatë vjeçari ishte zhdukur teksa vetë ata po kërkonin bimë mjekësore.Ata deklaruan se e kishin lënë në mes të rrugës për ta disiplinuar atë, pasi djali kishte hedhur gurë në drejtim të makinave dhe njerëzve.Çifti tha se ishte larguar rreth 500 metra larg vendit ku kishin lënë fëmijën, por kur ishin kthyer nuk e kishin gjetur.Lajmi kaploi menjeherë të gjithë vendin në edicionet e lajmeve dhe përditësimin për operacionet e kërkimit.Zona ku djali ka humbur është shume e thellë, jo shumë e populluar dhe gjatë natës temperaturat ulën shumë.Djali kishte veshur një bluzë dhe xhinse, teksa gjatë këtyre ditëve ka pasur shumë shira dhe mot të ftohtë./Oranews.tv/