Protesta e naftëtarëve, policia shoqëron katër drejtuesit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Qershor 2016, 12:21
Policia ka shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë në Ballsh 4 drejtuesit e protestës së naftëtarëve që u zhvillua gjatë paradites së sotmeLajmi konfirmohet nga vetë të ndaluarit të cilët pohojnë se janë në ambientet policore në Ballsh.Ata po merren në pyetje nga oficer krimesh rreth organizimit të kësaj proteste nëse ka qenë e ligjshme apo jo.Të ndaluarit janë:Gjergji SelmaniKamber IljaziPetref SkënderajNamik MalajRreth 500 punëtorë të Kombinatit të Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh protestuan sot për pagat e pamarra dhe rivënien në punë të ARMO-s.Protestuesit tentuan të hyjnë në sallën e Komandës së TEC-it për të stakuar energjinë elektrike, por nuk janë lejuar nga policia.