Kapet tmerri i vjedhjes së makinave, vodhi dhe mjetin e vrasësve të Denis Kasës
Policia e Lezhës ka arrestuar një hajdut i cili ka rezultuar të jetë autori i vjedhjes se automjetit që u përdor në atentatin e 9 janarit në Fier. Në kuadër të një operacioni të koduar “Speaderman”, policia e Lezhës ka vënë në pranga 29-vjeçarin Kreshnik Bardhi, banues në Lezhë. Ai dyshohet si autor i disa vjedhjeve në banesë të kryera në qytetin e Lezhës. Arrestohet autori i disa vjedhjeve të banesave dhe automjeteve në Lezhë. Pas një pune hetimore disa mujore, policia e Lezhës ka finalizuar sot me sukses operacionin policor "Speaderman”, duke arrestuar Kreshnik Bardhin 29 vjeç, banues në Lezhë.Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve në qytetin e Lezhës dhe konkretisht:Policia thotë se “Me datë 23.11.2015, ka vjedhur banesën e shtetasit A.P. në Lezhë ndërsa me datë 09.12.2015, ka vjedhur automjetin e llojit "Toyota” në pronësi të këtij shtetasi”.Ky automjet është gjetur i braktisur dhe i djegur me datë 08.01.2016 pasi ishte përdorur po atë dite nga autorët e vrasjes së një biznesmeni në qytetin e Fierit.Bëhet fjalë për vrasjen e Denis Kasës dhe plagosjen e dy miqve të tij Elton Margariti dhe Klement Kastrati.Nga hetimi rezulton se autori fillimisht i ka vjedhur çelësin e automjetit dhe më pas automjetin.Gjithashtu me datë 18.03.2016, ka vjedhur automjetin e llojit Benz C-Class në përdorim të shtetasit B.C.Mekanizmi i vjedhjes së Bardhit ishte specifik, pasi kryente vjedhjet e banesave ai merrte dhe çelësat e automjeteve ku më pas kryente dhe vjedhjen e tyre.Ky shtetas dyshohet si autor i disa vjedhjeve me dhunë të kryera në rrethin e Lezhës dhe disa rrethe te tjera për të cilat po punohet për dokumentimin e tyre.Materialet proceduriale në ngarkim të tij i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale "Vjedhje " në bashkëpunim.