Gjenden të ngrirë 40 tigra në Tajlandë

Plot 40 këlyshë tigrash janë gjetur të ngrirë në një frigorifer në tempullin budist të Tajlandës, duke ngritur dyshimet për trafikim dhe abuzim të kafshëve të egra.Policia dhe zyrtarërët për kafshët e egra nisën operacionin për heqjen e mbetjeve të tigrave të vegjël. Sic shihet nga pamjet, 40 këlyshët e pajetë janë të reshtuar në dyshemenë e zonës ku u gjetën.Tempulli budist në provincën Kanchanaburi në perëndim të Bangkokut ishte bërë një destinacion turistik mjaft i frekuantuar, ku vizitorët bënin selfie me tigrat e vegjël.Por tempulli budist ka qenë nën hetim për lidhje të dyshuara me trafikimin e kafshëve të egra dhe abuzimit të yre.Bastisja nisi të hënën , e radhës pas një sërë operacionesh për të kontolluar trafikun e tigrave. Sipas ekspërtëve dhe zyrtarëve vendas, këlyshët ishin një ose dy ditësh.Autoritet evakuan 52 tigra nga tempulli teksa 82 të tjerë ndodhen ende atje. Tajlanda ka qenë prej kohësh qendër për trafikimin e paligjshëm të kafshëve të egra dhe të produkteve pyjore, përfshirë fildishin, zogj ekzotikë, gjitarë dhe zvarranikët, disa prej tyre specie të rrezikuara, por që shpesh mund të gjenden në shitje në tregje të ndryshme./Oranews.tv/