Armë gjahu dhe luftarake pa leje në banesë, arrestohet 50-vjeçari në Bushat

Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës për armëmbajtje pa leje.Blutë arrestuan në flagrancë shtetasi Rrok Rrotani, banues në fshatin Rranxa në Bushat pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:-1 (një) armë zjarri automatik model 56-1 (një) armë gjahu (pa leje)-706 (shtaëqind e gjashtë) fishekë-1100 (një mijë e një qind) kapsolla-4 (katër) qese me barut-4 (katër) qese me saçmeMaterialet në ngarkim të tij  i kaluan Prokurorisë për veprat penale, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjuhetisë dhe sportive”.