Tre të arrestuar për drogë, kapen 15 kg kanabis dhe 500 gr kokainë
Operacione antidrogë në Shkodër dhe Fier. Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, ndërsa sekuestruar 15 kg kanabis dhe 500 gram kokainë.Në Shkodër, Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhim dhe Shitje të Narkotikëve”:-Nexhmi Bushaj, 49 vjeç, banues në fshatin Kullaj, Shkodër.-Dritan Mataj, 38 vjeç, banues në fshatin Mes, Shkodër.Kapja e tyre u bë mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative. Gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:-Rreth 500 gram, pluhur i bardhë me ngjyrë dhe karakteristika të ngjashme me atë të lëndës narkotike të llojit “Kokainë”.-15 kg, lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa.Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër për hetime të mëtejshme.Ndërkaq në Fier, u arrestua një shtetas i shpallur në kërkim për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, ”Kultivimi të lëndëve narkotike”, ”Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe të municionit”.Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier ndaluan Arben Caulin, 47 vjeç, banues në fshatin Këmishtaj të Lushnjës.Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë me vendimin e datës 27.05.2016 kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve”, ”Kultivimi i lëndëve narkotike”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.