Supriza e Policisë së Shtetit për fëmijët në spitalin Pediatrik

Nuk jemi në ndonjë shesh xhirimi të filmave me personazhet e njohura të të vegjëlve  Batman apo Supermen,  por në ambientet e Spitalit Pediatrik të Tiranës.Kjo ishte surpriza që kishte përgatitur për  festën e 1 Qershorit Ministria e Brendshme,  për këta fëmijë që ndryshe nga bashkëmoshatarët e tyre janë të detyruar që edhe sot qëndrojnë në këto ambientePër të imituar superheronjtë, ishin zgjedhur efektivë policie të maskuar si Supermeni dhe Batmani, të cilët kanë dhënë show për fëmijët e Pediatrisë, teksa janë ngjitur me litarë në katet e sipërme të spitalit.I pranishëm në këtë surprizë të përgatitur nga policia e shtetit ka qenë edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.Aktiviteti i Policisë me fëmijët nisi që herët ne  mëngjes ku  efektivet kane shkuar në të gjithë shkollat e kryeqytetit për të uruar fëmijët të cilëve u kanë dhuruar edhe logon e policisë me mbishkrimin “Ti je heroi ynë”! batman spidfer man pediatria 2policia pediatriapediatriaa 2cunat e tahirit