Të skualifikuarit e De Biasit, trishtim në sytë e futbollistëve të Kombëtares

Ky është momenti i largimit nga hoteli i katër futbollistëve Herolind Shala, Berat Gjimshiti, Amir Rrahmani dhe Milot Rashica, të cilët mbetën jashtë listës prej 23 lojtarësh që do të luajnë në “Euro 2016”.Momente trishtimi në fytyrat e tyre ndërsa Gjimshiti thuhet se nuk i ka përmbajtur as lotët.Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, dje bëri një nga zgjedhjet më të vështira në aspektin njerëzor. 4 lojtarët të skuadrës përfaqësuese i dhanë lamtumirën turneut ende pa nisur kompeticioni.Ëndrra e tyre u ndërpre, sepse rregullorja nuk pranon 27 futbollistë por vetëm 23.Milot Rashica, Amir Rrahmani, Herolind Shala dhe Berat Gjimshiti u detyruan të shkëputeshin nga ajo fanellë që e ndjenë nën lëkurë.Megjtihatë kjo kombëtare është veçuar për lidhjen e madhe që futbollistët kanë me ngjyrat kuq e zi dhe këtë e treguan edhe 4 lojtarët e larguar, ndoshta në momentin më të vështirë të karrierës së tyre deri më tani.Pavarësisht dhimbjes që çdo kush provon në raste të tilla, në fjalët e tyre nuk kishte aspak helm, por vetëm mbështetje e pakufishme për kombëtaren, edhe kjo është një tjetër provë karakteri e kaluar nga kuq e zinjtë.Rashica, Rrahmani, Shala e Gjimshit nuk do të jenë në Francë, por askush nuk mund t’i privojë nga merita që ata kanë në rrugëtimin e kësaj kombëtareje dhe këtu nuk është fjala vetëm në aspektin sportiv, por edhe atë njerëzor.Në fund të fundit pavarësisht listës dhe rregullores, një pjesë e tyre do të luftojë krah për krah me kuq e zinjtë në duelet europiane.Ja lista e plotë:Portier:-Etrit Berisha-Alban Hoxha-Orges ShehiMbrojtës:-Arlind Ajeti-Naser Aliji-Mergim Mavraj-Lorik Cana-Elseid Hysaj-Ansi Agolli-Frederic VeseliMesfushor:-Ledian Memushaj-Ergys Kace-Andi Lila-Burim Kukeli-Migjen Basha-Odise Roshi-Ermir Lenjani-Taulant Xhaka-Amir AbrashiSulmues:-Bekim Balaj-Sokol Cikalleshi-Armando Sadiku-Shkelzen Gashi