Dëshmia e penalitetit: Elvis Rroshi i dënuar për "dhunë dhe përdhunim në grup"

Dëshmia e penalitetit për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis (Ervin) Rroshi, lëshuar nga Ministria e Drejtësisë në Itali, tregon se si ish kryetari i bashkisë është dënuar edhe për "dhunë dhe përdhunim në grup". Vendimi është dhënë në 13 nëntor 1992 nga një gjykatë e shkallës së parë.Asokohe Rroshi ishte vetëm 16 vjeç.Dënimi parashikuar ishte 1 vit e 4 muaj burg. Në reagimin e tij një ditë më parë vetë rroshi shkruante se ishte shoqëruar në polici nga një kamp refugjatësh "pas një sherri të madh"."Opinion.al" publikoi dëshminë e penalitetit lëshuar nga Ministria e Drejtësisë italiane.Në dokument thuhet: "Gjykata e Apelit për minorenët, më datë 28 shkurt 1995 lë në fuqi vendimin e dhënë më 13 nëntor 1992 nga trupi gjykues i Shkallës së Parë: 1. Dhunë njerëzore, 2. Rrahje, 3. Për përsëritje të vazhdueshme të veprave penale. Jepet dënimi me 1 vit e 4 muaj".Në dëshminë e penalitetit të lëshuar nga Ministria italiane e Drejtësisë sqarohet se Rroshi ka qenë i dënuar nga Gjykata e Campobasos për minorenët, për dy krime të kryera më 18 korrik të vitit 1992, kur ai ishte në moshën 16-vjeçare.E para është "përdhunim në grup", sipas nenit 519 të Kodit Penal italian, dhe e dyta "dhunë në grup", sipas nenit 581. Më 15 dhjetor të vitit 1994, dënimi me 1 vit e 4 muaj burg është konfirmuar edhe nga Gjykata e Apelit për minorenët, po në Campobaso.Duke konsideruar faktin se në momentin e krimit Rroshi ka qenë minoren, gjykata i lë mundësinë për dënim me kusht, sipas nenit 163 të Kodit Penal italian, në të cilin thuhet se kushtin e përfitojnë ata persona që janë nën moshën 18 vjeç, në rastet kur dënimi është jo më shumë se 3 vjet burg.Fakti që ai nuk e ka deklaruar këtë dënim në formularit e vetëdeklarimit pritet që ta bëjë edhe subjekt të menjëhershëm të ligjit të dekriminalizimit, ku fshehja e të dhënave dënohet./Oranews.tv/