Përgjimet në 2011-2012, publikohen dokumentat për pajisjen e përdorur

Qeveria e Sali Berishës ka kryer përgjime nga ministria e Mbrojtjes por edhe me anë të një mjeti të lëvizshëm në kryeqytet.Në bazë të  një denoncimi të bërë në portalin Skandal.al konfirmohet se përgjimet janë realizuar në periudhën mars 2011- qershor 2012. Grupi i ngritur për përgjimet ka funksionuar në  zyrën e SHIU-t në ministrinë e Mbrojtjes, ne katin e tretë të  godinës historike, e vendosur shumë pranë selise qendrore te Partise Socialiste dhe  bashkisë së Tiranes- dy godina nën administrimin e drejtpërdrejtë të Edi Ramës në atë kohë kryetar i PS dhe kryetar i Bashkise se Tiranes.Ndërkohë që një paisje , ka lëvizur në kryeqytet dhe nga fuqia e saj mund të realizonte pergjimin e gjithckaje në një rreze prej 100 metrash. Gjithçka mendohet se ka nisur në  shkurt të vitit 2011-me urdhrat e blerjes së lëshuar nga ish ministri i Mbrojtjes Arben Imami ndërsa raportohet se për të kryer përgjimet është krijuar një grup special nga 5 operativë.Ndër dokumentat e publikuara jane edhe disa foto qe sipas portalit deshmojne fazat e trajnimit   por njëheresh kanë  individualizuar edhe njerezit në  aksion, përgjegjes për përdorimin dhe ruajtjen e paisjeve të përgjimit./Oranews.tv/