Pas dorëheqjes, kavajasit vazhdojnë ta mbështesin. Elvis Rroshi premton rikthimin si kryetar
E kanë pritur si hero, ndaj Elvis Rroshi u ka folur si kryetar edhe pse pak orë më parë ishte dorëhequr nga drejtimi i bashkisë KavajëSimpatizantët në kor: "O Erion ty Kavaja të do"Para qytetarëve e simpatizantëve të Partisë Socialiste, Rroshi premtoi se do të rikthehet si kryetar i Bashkisë që e drejtoi për 5 vjet. Ai deklaroi se largimi do të jetë i përkohshëm, sa për të zbardhur të vertetën e akuzave të ngrituraElvis Rroshi: "Unë si kryetar i juaj shumë shpejt do vazhdoj gjyqet për drejtësinë time. Elvis Rroshin do ta keni kryetar bashkie prapë. Elvis Rroshi tmerron Berishën e Bashën sepse ka mbështetjen e KavajësQytetarë të Kavajës shprehen mbështetjen për kryebashkiakun e dorëhequr përmes thirrjeve e pankartave “Rroshi, njeriu i punës e jo i dhunës”, “Rroshi, kryetari hero i Kavajës”, ndërsa bashkëpunëtorët vlerësuan drejtimin e Bashkisë"E mbështesim plotësisht. Kavaja nuk e harron kurrë Elvis Rroshin" thotë një qytetar i Kavajës"Preferoj më mirë një të dënuar që bën për qytetin tim sesa një që nuk ka qenë asnjëherë i dënuar dhe nuk ka bërë asgjë për Kavajën" thotë një tjetër.Mbështetja duket se I ka mbushur “zemrën” Elvis Rroshit, I cili në një postim në rrjetet sociale, ndryshe nga sa shkruante në lajmërimin e dorëheqjes ka krijuar hashtagun me #kokenlartkrenar 
