Veliaj për këndin e lojrave: Jo triumf, por dhurata e 1 qershorit për fëmijët e Tiranës

Një ditë para përurimit të Këndit të Lojërave për fëmijë te kodrat e liqenit kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet e fundit për tu siguruar që gjithcka është gati për festën e 1 Qershorit.Ndërsa ftoi të gjtihë vogëlushët ti bashkohen ceremonisë së përuimit, Kryebashkiaku theksoi se ndërtimi i parkut nuk duhet konsideruar një trium por një dhuratë për fëmijët.Veliaj: Dua të ftoj të gjithë qytetarët të marrin fëmijët e tyre dhe energjinë pozitive me të cilën duam ta kurojmë këtë qytet, dhe të na bashkohen në hapjen e parkut nesër në orën 10:00, në datën 1 Qershor. Është turp që ne të ndahemi për lojërat e fëmijëve dhe për të ardhmen e qytetit. Besoj se bashkia ka dhënë provën dhe garancinë se gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur dhe thjesht duhet të lejohemi të punojmë dhe gjithë këtë energji pozitive. Kush mendon se lojërat mund të bëhen më mirë, bujrum, të vijë e të bëjmë kënde të tjera lojërash.Më pas Veliaj u ndal edhe në një hapësirë tjetër, që i është shtuar Parkut të Liqenit, , i cili veç trotuareve, ndriçimit dhe hapësirave të tjera shlodhëse, është pasuruar edhe me 200 pemë qershie japoneze, donacion i qeverisë së Japonisë.