Dënojnë fëmijën 7 vjeçar duke e lënë në pyllin me arinj, zhduket prej 4 ditësh
Një djalë 7 vjeçar ka humbur prej katër ditësh në një pyll në Japoni.Prindërit e dënuan fëmijën duke e lënë në pyllin ku ka edhe arinj, por për fat të keq nuk e kanë gjetur më, të paktën deri më tani. Policia është vënë në kërkim të fëmijës i quajtur Yamato Tanooka, i cili ka humbur të shtunën pasdite.Prindërit thanë fillimisht se e kishin harruar të birin, por më vonë pranuan se e kishin lënë në pyll. Pasi e kanë larguar për 500 metra me makinë, ata janë larguar duke e lënë fëmijën. Rreth 180 policë dhe zjarrfikës janë vënë në kërkim në pyllin malor. Lajmi është përhapur gjerësisht nëpër mediat e botës.Babai 44-vjeçar i djalit, Takayuki, tha: "Më vjen shumë keq për djalin tim. Unë jam aq i keq sa për të shkaktuar probleme për kaq shumë njerëz.Ekipet e shpëtimit dhe policët kanë zgjeruar zonën e kërkimit, duke përdorur qentë nuhatës dhe kuaj për të shkuar në thellësi të pyllit.Prindërit thanë se kishin vetëm për qëllim të disiplinojnë djalin e tyre që përdorte tejet shumë rrjetet sociale.Zona e pyjeve në të cilën Yamato është zhdukur, ka pasur reshje të dendura shiu gjatë së dielës, ndërsa temperaturat gjatë natës janë rreth 7 gradë.
/Ora News/