Pesticidet, Fermerët: Nuk na ofrohet mundësia për analiza

Pavarësisht premtimeve dhe garantimit të ministrisë së Bujqësisë dhe Autoritetit Kombëtarë të Ushqimi për menaxhimin e pestiticideve për prodhimet në vend, fermerët thonë se nuk kryen analiza për matjen e nivelit të pesticideve.Mos ushtrimi i kompetencave duket sikur ka sjellë këto pasoja: prodhimet mbeten stoqe për shkak të panikut të përhapur në nivel të gjerë publik, dhe qytetarët nuk kanë sesi të sigurohen nëse sasia e pesticideve  të përdoura janë brenda normave të lejuara.Bujqësia dhe AKU duhet të ndërmarr një kontroll të programuar, të rreptë dhe i vazhdueshëm nga importimi deri tek përdoruesi i fundit sipas standardeve të BE-se.  Por duket se në terren kjo nuk funksionon pavarësisht se janë vetë fermët ata që kërkojnë kryerjen e analizave për normen dhe llojin e pesticideve.